Lidhur me informatën e gabueshme të publikuar sot në mediat, për një punëtor të vdekur në minierën “Sivec”, Kombinati i mermerit ShA Prilep, nga kompania sqarojnë se një incident i tillë nuk ka ndodhur në minierën “Sivec” të cilin e eksploaton kjo kompani, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Pa dyshim, publikimet në media kanë të bëjnë me ndonjë minierë tjetër e cila nuk ka asnjë lidhje me “Mermeren” dhe “Sivec”.
Me qëllim të shmanget çfarëdo keqkuptim, qartësojmë se “Sivec”, mermeri prodhohet vetëm nga Kombinati i mermerit ShA, Prilep.
Nga kjo kompani kanë shprehur ngushëllime deri te familja e punëtorit të vdekur dhe kolegët e tij./Telegrafi/