Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën e Dukagjinit dhe tashmë anëtar i Këshillit Drejtues, Shkumbin Demaliaj, ka kundërshtuar takimin e përfaqësuesve të Kryesisë qendrore të OVL UÇK-së me kryeparlamentarin Kadri Veseli, lidhur me plotësim-ndryshimin e Ligjit për Veteranët Luftës, duke thënë ky takim ishte mashtrim dhe ofendim për veteranët.
Ai duke dhënë disa arsye, ka thënë se ato ishin vetëm propozime të Këshillit Drejtues dhe jo vendime.
Ja reagimi i plotë i Shkumbin Demaliaj:
Kundërshtim:
“Si anëtarë i Këshillit Drejtues i OVL -UÇK Qendrore kundërshtoj aktin që po ndodh sot në takimin e përfaqësuesve të Kryesisë Qendrore të Ovl UÇK-së me Kryeparlamentarin Kadri Veseli, lidhur me plotësim ndryshimin e Ligjit për Veteranët e Luftës..!!!
I bëj me dije Opinionit publik se ajo çfarë sot është publikuar në takim me Kryeparlamentarin Veseli ka qenë vetëm propozimi që ka ardh në Këshill Drejtues e jo vendimet e Këshillit..!!! Ne në Këshill kemi dal me dy qëndrime Përfundimtare.
- Që Veteranët të kenë të drejtë edhe të punojnë dhe të marrin 50% të pensionit të Veteranit ..!!!
- Që kërkesa e FMN(Fondit Monetar Ndërkombëtarë) të zbatohet lidhur buxhetin e pensioneve të Veteranëve..!!!
Ne nuk kemi vendosur lidhur me pagesat dhe as me përjashtim nga e drejta në pension për Veteranët që jetojnë dhe punojnë jashtë Kosovës sepse ata personalisht i konsideroj se ata janë më meritorët në Çlirimin Kosovës dhe Shteti ynë ende nuk u ka krijuar kushte që ata të kthehen e të punojnë e të jetojnë në atdheun e tyre për të cilin sakrifikuan gjithçka..!!!
Ndërkaq te ndarja në kategori kemi debatuar por shumica e anëtarëve kanë qenë që të bëhen 2 Kategori .!!
- Kategoria nga viti 1991 -mars 1998
- Kategoria nga Mars 1998 deri në përfundim të Luftës..!!!
Por ky propozim ka mbetur të shqyrtohet pasi ta marrim materialin kur propozim ndryshimi i ligjit të jetë gati nga Qeveria dhe të shqyrtohet bashkë me ne para se të shkojë në Parlament..!!!
Por fatkeqësisht këtu rregullat shkojnë mbrapsht..!!! Nuk dua ta quaj ndryshe përpos Mashtrim këtë akt të sotshëm takimin me Kryeparlamentarin Veseli..!! Sepse në radhë të parë nuk kemi informacion zyrtarë se a e ka futur Qeveria në kuadër të strategjisë legjislative këtë Propozim ndryshim të ligjit..!!!
Veteranët nuk Mashtrohen më..!!! Paradat e përfaqësuesve të Ovl- UÇK duke flirtuar me Kadri Veselin i quaj Mashtrim dhe ofendim për Veteranët e UÇK-së..!!! Sepse kjo nëse duhej të ndodhte do të ishte koha kur Ligji të aprovohej nga Parlamenti por edhe kur Veteranët do të mbrohen me ligj e jo kur të kategorizohen ne keto mënyra dhe të sakatohen me të ardhura që janë pothuajse si kategori Sociale..!!!
Veteranët s’do të mund t’i ndaj askush edhe kur mendojnë se munden..!!!
Zoti na ndihmoftë..!!!!”. /KP/