Telegrafi

Demaliaj: Taksa ndaj Serbisë të shndërrohet në ligj dhe të mbetet e përhershme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, ka kërkuar që vendimi i Qeverisë për taksen 100% ndaj produkteve të Serbisë të shndërrohet në ligj.

Demaliaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vendimi duhet të votohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe duhet të jetë i përjetshëm.

Postimi i plotë i Demaliajt:

“Vendimi i Qeverisë për Taksën ?% ndaj Mallërave të Serbisë duhet të shëndërrohet në Ligj dhe të votohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe duhet të jetë i përjetshëm..!!
P.S.
Këtë gjë e ka bërë dhe Izraeli ndaj mallërave Gjermane për shkak të veprimeve Naziste të luftës së dytë botërore.!!
Jo taksë por asnji produkt nga Gjermania nuk hynë në Izrael..!!
??..!!” (sic.), ka shkruar Demaliaj. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Haradinaj flet për taksën dhe raportet me SHBA-të