Site icon Telegrafi

Demaliaj: Shteti e ka obligim të kujdeset për ata që i kontribuuan UÇK-së

Shkumbin Demaliaj, nga Komisioni për verifikimin e veteranëve të UÇK-së dhe ish-komandant i zonës Operative të Dukagjinit, ka thënë se për të gjithë ata që kontribuuan në luftë duhet të kujdesen institucionet përkatëse të vendit.

Ai në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se pensioni mujor që merr një veteran është shumë i vogël krahasuar me atë që qeveritarët harxhojnë vetëm në një ditë.

“Duhet t’ua japim dorën të gjithë atyre që vërtetë kanë luftuar. Ne e kemi hallin që të kujdesemi për ata njerëz që kanë kontribuuar. Turpi i bie pushtetit në këtë rast, sepse kryeministri Isa Mustafa në ditë ka shpenzime prej 1000 eurosh, kurse një veteran e ka 170 euro pension për një muaj. Një tre mujor të Mustafës, një veterani i duhet ta marrë për 40-45 vjet”.

Përveç kësaj, ai mendon se tani institucionet kompetente duhet t’i verifikojnë listat dhe të hetojnë nëse ka pasur keqpërdorime me dokumentacion dhe statusin e veteranit e kanë marrë njerëz që s’e kanë merituar.

“Të gjithë ata njerëz që janë në lista kanë emra dhe mbiemra, shteti mund t’i hetojë e t’i verifikojë. Mundin të kenë ndodhur edhe gabime”, ka thënë ai

Exit mobile version