Ish-kandidati për deputet nga AAK, Shkumbin Demaliaj ka hedhur dyshime sikur rasti i mandatit të Meliza Haradinajt të jetë tendencioz për këtë parti.
Demaliaj në “Debat Plus” thotë se është e çuditshme pse KQZ ka vendosur që deputeti i tetë i AAK-së të jetë grua.
“Deputeti i tetë nuk është dashur të jetë fare grua. Është gabim i KQZ-së. Me rregullore çdo i treti deputet duhet të jetë i gjinisë tjetër. Kuota gjinore ishte tejkaluar. Unë nuk jam kundër edhe nëse futen në kuvend 50% e gjinisë tjetër, për në rastin konkret, deputeti i 8 i AAK do të duhej të ishte i gjinisë mashkullore. Në bazë të numrit të votave ai do të duhej të ishte doktor Shemsedin Dreshaj”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Sipas Demaliajt në Kuvend kanë hyrë 44 gra që e tejkalojnë kuotën gjinore.
“Unë e marrë si të qëllimshëm këtë gjë që deputeti i tetë në AAK të jetë grua”.
Edhe Arton Demhasaj nga Çohu thotë se në këtë rast është bërë gabim procedural pasi sipas tij çdo i treti deputet duhet të jetë i gjinisë tjetër./Telegrafi/