Debate të ashpra janë zhvilluar në “Debat Plus” në RTV Dukagjini mes deputetit të AAK-së, Shkumbin Demaliaj dhe atij të LVV-së, Artan Abrashi për taksën ndaj Serbisë.
Deputeti i AAK-së thotë se Albin Kurti me 6 dhjetor është takuar me Gjuriqin në Berlin dhe i ka premtuar atij largimin e taksës në këmbim të votave të Listës Serbe, përcjell Telegrafi.
“Kur iu deshën votat e Listës Serbe, ata u kthyen në Kuvend dhe votuan zonjën Osmani për kryetare të Parlamentit”, deklaroi ai.
Demaliaj thotë se takimin e Kurtit me Gjuriqin e ka ndërmjetësuar një organizatë joqeveritare.
“Ndërmjetësimin e ka bërë organizata joqeveritare CIG. Drejtues i saj më duket është Shpejtim Gashi”
Ai ka thënë se organet e sigurisë duhet të hetojnë këtë veprim të Kurtit.
Demaliaj ka thënë se nëse ky takim nuk ka ndodhur do të kërkonte falje për deklaratat e tij.
Deputeti i Vetëvendosje Artan Abrashi i është përgjigjur akuzave të Demaliajt se gjoja Kurti është takuar me Gjuriqin.
“Si mund të ketë një deputetë mekanizma të intelegjencës që shkojnë deri në Berlin. Këto aftësi i tejkalojnë edhe ato të AKI-së. Unë nuk i kam këto informata. Do ta pyes zotin Kurti”, tha Abrashi./Telegrafi/