Telegrafi

Demaliaj, LVV-së: Për 50 ditë ia dhatë tregun Serbisë në Kosovë

Është duke vazhduar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku ka interpelancë të kryeministrit Avdullah Hoti.

E në foltore të këtij Kuvendi, foli Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj.

“Është me rëndësi se duke dëgjuar kolegët, jemi duke lëvizur vetëm numro me deklarimet e tyre. Duke na kallxu histori, duke na kallxu data, por i gjithë sistemi që e neverit edhe qytetarin e Kosovës është se burimi i të gjitha fjalimeve dhe këtyre interpelancave është në deklarata”, tha Demaliaj.

Ai i është drejtuar LVV-së me disa pyetje duke iu kërkuar atyre që të sjellin elemente që tregojnë shkelje të ligjit nga Hoti.

“A ka mundësi partitë opozitare në këtë rast edhe inicuse të interpelancës, të deklarojë se cilat janë shkeljet e kryeministrit Hoti, deri më tani në aspektin institucional, ligjor dhe kushtetues? A ka Lëvizja Vetëvendosje vetëm një element deri më tani që kryeministri Hoti e ka shkelur ndonjë dispozitë ligjore lidhur me politikën e jashtme dhe pjesën që po bisedohet apo vetëm janë nxitje, për shkak se keni mbetur s ‘out’ me këtë problem, nuk keni qasje më në jetën institucionale, për 50 ditë keni shkatërruar gjithçka, për 50 ditë ia keni shti tregun Serbisë në Kosovë, ju e keni shti mallin e Serbisë dhe e keni forcuar ekonomikisht Serbinë. Ndërsa, sot dilni e deklaroni ka deklaru më datën kaq filan fisteku. Folni për reciprocitetin, ka vendosur njëherë Kosova për reciprocitet, këtë mund t’ua tregoj deputetja Kusari dhe nuk është bërë pa ligj dhe ju doni ta t’i vendosni një reciprocitet në vitin 2020. Ku i keni parakushtet lidhur me këto çështje?”, shtoi ai.

“Sot, nga këtu po ju them se vetëm një element anti ligjor, antikushtetues, Hoti s’do ta ketë votën timë, as të Aleancës, po edhe ju duhet ta kundërshtoni atë e jo të krijojmë elemente të kauzës dhe britmës”, theksoi Demaliaj.

Demaliaj i është drejtuar LVV-së së duhet të jenë më të kujdesshëm dhe nëse duan të ndihmojnë në proces, kryeministri Hot ii pret në bashkëpunim.

“Mos sillni kauza, e duke sjellë harta se si do dukej tash Kosova. Këtë hartë e tregon Albin Kurti qe 20 vjet. Dhe e dijmë prejardhjen nga e ka marrë atë hartë”

“Serbia nuk na do, krejt e dimë, shumë ma shumë po dini për deklaratat e Vuçiqit  se sa çka duhet të ndihmohet Qeveria e Kosovës”, tha ndër tjerash ai.

Demaliaj i ftoi ata që të flasin për të arriturat e Marrëveshjes së Uashingtonit dhe se duhet të jenë të kujdesshëm”, përfundoi ai.