Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Puhie Demaku, njëkohësisht anëtare e Komisionit për Politikë të Jashtme, në një deklaratë për medie ka thënë se Alma Lama nuk është aspak e përgatitur për pozitën e Ambasadores.
Ja deklarata e Demakut:
Te nderuara media,
Si anetare e komisionit parlamentar per Pune te Jashtme, jam detyruar ta thyej praktiken qe kam respektuar deri me sot ne intervistimet e kandidateve per ambasadore. Kjo si pasoje e sjelljes se zonjes Lama ne interviste para komisionit.
Zonja Lama nen pretekstin se e paska ofenduar nje kolege i imi dhe une nuk paskam reaguar ka refuzuar t’u pergjigjet pyetjeve te mia ne komision.
Une personalisht jam bindur se ajo nuk eshte aspak e pergatitur per poziten ne fjale dhe sjellja e sotme eshte deshmi se zonjes Lama i mungojne aftesite bazike per te qene ambasadore.
Keto jane pyetjet e mia, e ne raport te komisionit do t’a them po te njejten. Ky eshte kulmi i arrogances!(sic) /Telegrafi/