Telegrafi

Demaku: Nuk e votojmë marrëveshjen me fusnotë

Deputetja e Vetëvendosjes, Puhie Demaku ka kritikuar deputetët e pozitës për siç ka thënë ajo marrëveshjet që Kosova ka nënshkruar e që janë me fusnotë, e jo si shtet.

Demaku i ka pyetur deputetët e PDK-së dhe LDK-së nëse janë deputetë të Republikës apo të fusnotës.

Kjo deklaratë e Demakut ka ardhur pasi që në seancë është duke u shqyrtuar Projektligji  për ratifikimin e Marrëveshjes lidhur  me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor.

Edhe deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha ka thënë se partia e tij nuk do ta votojë këtë marrëveshje.