Deputetja e Vetëvendosjes, Puhie Demaku ka kritikuar deputetët e pozitës për siç ka thënë ajo marrëveshjet që Kosova ka nënshkruar e që janë me fusnotë, e jo si shtet.
Demaku i ka pyetur deputetët e PDK-së dhe LDK-së nëse janë deputetë të Republikës apo të fusnotës.
Kjo deklaratë e Demakut ka ardhur pasi që në seancë është duke u shqyrtuar Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes lidhur me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor.
Edhe deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha ka thënë se partia e tij nuk do ta votojë këtë marrëveshje.