Nexhat Demaku, i cili sot ka dhënë dorëheqje nga cilësia e Kryetarit të Komunës së Drenasit, ka thënë se vendimi i Gjykatës së Apelit, është vetëm një tendencë, për ta njollosur atë dhe familjen e tij.
Këto deklarime Nexhat Demaku i dha në një intervistë për emisionin Info Magazine, të Klan Kosova, duke shtuar se për të ardhmen e vendit është shqetësuese ambienti të cilin e ka krijuar EULEX.
”Ajo çfarë është më shqetësuese për të ardhmen është ambienti që ka krijuar EULEX-i në Kosovë.”
”Ata cilin të duan sot munden me çu në burg”.
”Unë mund ta them vetëm një deklaratë të thjeshte dhe automatikisht ajo është dëshmi e mjaftueshme dhe atyre iu kryen punë”.
”Në cilin vend ndodh në botë me dorëzu shtyllën kryesore të vendit”.
”Për diçka që jemi akuzuar smundem me e pranu asnjëherë këtë vendim. Unë e pranoj vendimin e drejtë”.
”Unë do ta respektoj këtë vendim por kurrsesi nuk e pranoj”.
”Kemi pas edhe raste të tjera të bashkëluftëtarëve të tjerë që janë dënu pa faj dhe pas 5 vitesh kanë dal të pafajshëm”.
Sipas ish-Kryetarit Demaku, në vend ka gjyqtarë prej shteteve të cilat as që e kanë njohtë Kosovën,
njofton Klan Kosova.
”Këtu ka gjyqtarë që vijnë prej shtetit që as që e kanë njoft Kosovën. Dhe ai vendos ti burgos merr vendim absurd dhe kryen mandatin dhe shkon.”
”Mbi bazën e deklaratave të rrejshme pak ka rëndësi se askujt nuk i intereson gjyqtari.”
”Ne kërkojmë ligjshmërinë. Por në të njëjtën kohë pezullimin deri në vendimin e Gjykatës me një vendim të drejtë”.
”Në Likovc nuk ka pas burg. Atje ka qenë shtabi i përgjithshëm i UÇK-së dhe aty kanë qenë shumë njerëz. Kanë hy kanë dal edhe përfaqësues të lartë të huaj.”
”Por unë asnjëherë nuk kam qenë në atë shtab. Aty skam pas çka me kërku unë kam qenë vetëm ushtar. Ajo ka qenë e nevojshme për atë kohë që ka qenë.”
”Unë e tregoj atë çka ka qenë.”
Nexhat Demaku, ka thënë po ashtu se dëshmitari i cili është paraqitur gjatë procesit të gjykimit për rastin Drenica II, është i njohur për të gjithë dhe se arsyeja pse ai është bërë dëshmitar i këtij rasti e di vetëm prokurori i EULEX-it.
”Dëshmitarin e mbrojtur, e njohin të gjithë. Edhe mbasi të përfundojnë këto procese atëherë është mirë me e krahasu nivelin e dëshmitarit me atë të atyre që akuzohen”.
”Mënyra pse është bë dëshmitar ai e din prokurori i Eulexit – Maurizio Salustro.”
”Fatkeqësisht unë kam pas besim tek gjyqësori”.
”Kemi pas raste kur gjyqtari ka mësuar prokurorin se cilat pyetje me i bë të akuzuarit apo dëshmitarit.”
”Tendenca me e kthy luftën e UCK-së në një rrafsh tjetër është e papranueshme.”
”Kjo është tendencë me e kriminalizu UCK-në.”
”Do të ishte mirë që të përcillen seancat derisa merr vendimet gjykata.”
”Rasti Drenica, është trajtu në një rast më ndryshe, rast më i vacant.”
”Atje janë mbajt gjykimet në pjesën veriore.”
”Në këtë rast janë krijuar gracka të ndryshme. Me vuajt burgun në Veri të Mitrovicës, është provokim.”
”Ngjashëm ka ndodh edhe me Samiun.”
”Deklaratat e para të Grupit Drenica janë dhënë në 2011. ”
”Është dasht me prit gjithë këto vjet që dëshmitari me dhënë prapë një të tillë.”
”Pse nuk doli ndonjë dëshmi para 2000 apo 2001. Eulex ka qenë këtu.”
”Prokurorët e Eulexit sot i ke të ngjashëm prokurorë të UNMIK-ut.”