Telegrafi

Demaçi zgjidhet kryetar i ri i LSHK-së

Kuvendi i LSHK-së, i cili u mbajt në Prishtinë kaloi në një atmosferë të pazakontë ku pati edhe diskutime dhe grindje të shumta lidhur me mbajtjen e Kuvendit apo shtyrjen e tij për një datë tjetër.

Pas grindjeve të shumta dhe kritikave drejtuar kryesisë së kaluar të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, sot në mënyrë unanime për kryetar u zgjodh veprimtari i shquar Adem Demaçi.

Ai tha se do të angazhohet për të bashkuar Lidhjen e Shkrimtarëve dhe për të ndërruar statutin e tanishëm nga një OJQ, siç e quajti Demaçi, në një organizatë buxhetore.

Në fund kuvendi zgjodhi edhe kryesinë prej nëntë anëtarëve. /rtk/