Telegrafi

Dema: Ka disponim të kthehet vendimi i mëhershëm, ku vlera e bursës ishte 600 euro

Marjan Dema, rektor i Universitetit “Hasan Prishtina, zvogëlimi i bursës kishte si ardhur si pasojë e problemeve me buxhet.

Ai në RTK tha se megjithatë do të shqyrtohet kjo çështje dhe ka parë disponim që të kthehet vendimi i mëhershëm, ku bursa ka qenë 600 euro.

“Këshilli Drejtues i UP-së ka marrë vendim që bursa të jetë 500 euro. Kjo bursë ka qenë 600 euro. Do të shqyrtohet edhe njëherë dhe kam parë disponim që të kthehet vendimi dhe bursa të jetë 600 euro”, tha Dema tha Dema sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij, ka pasur keqpërdorim nga ana e studentëve.