Site icon Telegrafi

Delvinë, kanosje me thikë, në pranga 26 vjeçari

Ngjarja ka ndodhur në një nga lokalet në fshatin Shelegar, në rrethin e Delvinës, ku shtetasi Kosta Kolojani ka kërcënuar me thikë bashkëfshatarin e tij, Çlirim Hyko, 35-vjeç, pronar i lokalit ku ka ndodhur kjo ngjarje, pas një sherri për motive banale.

Policia kreu një kontroll në banesën e 26 vjeçarit pas denoncimit nga pronari i lokalit, ku ka sekuestruar rreth dymijë fishekë luftarakë si dhe një thikë, të cilën e kishte me vete në momentin e sherrit .

Policia ndaloi 26-vjeçarin, Kosta Kolajani, për veprën penale ‘kanosje’ dhe ‘prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake’, raportoi BW./Telegrafi/
 

Exit mobile version