Dellçeva do të përpilojë strategji për përfshirje shoqërore të grave dhe të rinjve në kuadër të projektit Platforma Aktive e Maqedonisë për përfshirje shoqërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Suzana Petrovska, bashkërenduese lokale e Komunës së Dellçevës theksoi se me këtë projekt do të kontribuohet në zgjidhjen e përbashkët të problemeve konkrete lokale që i prek këto dy grupe.
Përpilimi i strategjisë financohet me IPA fonde për zhvillim të burimeve njerëzore, ndërkaq parashihet që 18 komuna të krijojnë strategji lokale për përfshirje shoqërore të grave dhe të rinjve./Telegrafi/