Telegrafi

Dell zgjerohet në tregun e tabletëve

Felice mendon se tregu i tabletëve është ende i hapur dhe sheh shansin për konkurrim ndaj iPadit në segmentin ku Apple nuk është dominues – atë të shfrytëzuesve afarist. Dell tashmë ka kompjuter dhe zgjidhje të shumta për shfrytëzuesit afarist, e tableti në një ambient të këtillë të punësuarve të kompanive të shumta do të u lehtësonte disa detyra të përditshme.

Sikurse Lenovo, HP dhe Nokia, Dell gjithashtu shansin për popullarizimin e tabletëve në botën afariste e sheh në modelet me Windows 8, edhe pse mund të ndodhë të plasojnë edhe pajisje të reja të bazuara në Android. Steve Felice thekson se kompania tashmë ka të zhvilluar roadmap-in për tabletët, ndërsa paraqitja e kohëpaskohshme e pajisjeve të reja mund të pritet gjatë gjysmës së dytë të këtij viti. Përveç tabletëve, Dell po e sheh gjithnjë e më me perspektivë edhe tregun e ultrabookëve i cili pritet të ketë rritje të dukshme gjatë këtij viti – kompania tashmë ka paraqitur pajisjen e parë në këtë kategori, Dell XPS 13 me çmim prej 995 dollarë. /Telegrafi/