Telegrafi

Dell sjell tabletin e shëndrrueshëm në laptop

Dell XPS Duo 12 është një notebook i kombinuar me tablet, që të lejon ta transformosh pajisjen nga njëra formë në tjetrën duke e rrotulluar ekranin.

Kompania amerikane ka përmirësuar dizajnin dhe specifikimet në XPS Duo 12, duke e pajisur produktin me ekran multi-touch Corning Gorilla Glass HD i cili ka rezolucionet 1920 x 1080.

“Pajisja 12-inç ka ekran rrotullues të ndjeshëm në prekje që lejon ndryshimin nga laptop Ultrabook në tablet varësisht sipas nevojave tuaja në kohën e caktuar. Përveç dizajnit të pashëm, XPS Duo 12 është i punuar me materiale alumini, karbon-fiber dhe xham të qëndrueshëm Corning Gorilla Glass” – kanë spjeguar për publikun në IFA, zyrtarët nga Dell.

XPS Duo 12 pritet të dal në shitje pak pas lansimit të sistemit operativ Windows 8, më 26 tetor 2012. /Telegrafi/