Telegrafi

Dell redukton 1.900 vende pune

Shkurtimet do të bëhen në harkun kohor të 12 muajve të ardhshëm, me qëllim uljen e kostove përballë rënies së kërkesës.

Në selinë irlandeze të “Dell”-it punojnë aktualisht 4300 punonjës. Kompania ka bërë të ditur se një pjesë e prodhimit do të transferohet në Poloni.