Telegrafi

Dell prezanton tabletin më të hollë në botë, me vetëm 6.11mm!

Siç raporton Android Central, tableti më i ri i Dell tani është vënë në dispozicion për shitje në dyqanet e Best Buy në SHBA, për një çmim prej 399 dollarësh.

Në mesin e karakteristikave kryesore të tabletit përfshihen ekrani me diagonalen prej 8.4-inç në OLED me 2560×1600 piksel, procesori 2.3 GHz quad-core Intel Atom Z3580, 2GB RAM, 16GB memorie të brendshme, kamera kryesore me 8MP, ajo në pjesën e përparme me 2MP, Bluetooth 4.0 dhe masat prej 215.9 x 124.2 x 6.1mm; në peshën prej 305g gram. (Telegrafi)