Telegrafi

Dell nxerr tabletin e konvertueshëm në laptop

Bëhet fjalë për një model të njohur me emrin Dell Latitude XT3, me ekran LED 13.3-inch me prekje, procesor Intel Core iClass, 8 GB RAM DDR3, kartë grafike Intel HD Graphics 3000, memorje të integruar 320 GB me mundësi rritje.

Gjithashtu ky model ka edhe një kamera të integruar 2 megapiksel në pjesën ballore të tabletit, WiFi, Bluetooth dhe modem 3G. Dell Latitude XT3 është aktualisht në treg dhe kushton 1975$. /Telegrafi/