Telegrafi

Dell ndërpret prodhimin e netbook’ëve

Lajmin për ndërprerjen e prodhimit të kompjuterëve netbook, Dell e ka konfirmuar edhe për “The Verge”, e cila thotë se Dell nuk do të ketë më netbook me 10 inç, por në vend të tyre do të lansojë ultra netbooks.

Mirëpo, pyetja të cilën sot shumë njerëz e bëjnë është se sa kompani do ta ndjekin hapin e Dell, ndërsa pyesin se cila do të jetë e ardhmja e këtyre pajisjeve të cilat me sa duket nuk do të kenë jetë të gjatë në treg. / Telegrafi /