Modelet e reja të laptopëve në Chromebook, Dell i ka projektuar për nxënësit dhe të njëjtit do të jenë në dispozicion për tu blerë me ekranin e ndjeshëm në prekje dhe pa të.
Dell Latitude 11 është i pajisur me procesorin dual-core Intel Celeron N2840 që është i mbështetur edhe me 4 GB RAM së bashku me 16GB memorie të brendshme.
Studentët do të mund ta blejnë Dell Latitude 11 Education Series nga 3 marsi 2015, variantin pa ekranin e ndjeshëm në prekje dhe nga muaji qershor 2015 edhe variantin me ekranin e ndjeshëm në prekje.
Versioni i ri i Chromebook 11 mbështetet nga procesori Intel Bay Trail në vend të Haswell që është më i fuqishëm dhe i njëjti mund të blihet nga sot në faqen e Dell për 250 dollarë. (Telegrafi)