Telegrafi

Dell kapërcen Mangon?

Për më shumë flitet se Dell ka shtyrë zhvillimin e celularëve për platformën e Microsoftit për vitin 2012. Se për çfarë konkretisht bëhet fjalë, nuk ka më shumë informata për momentin, e Dell as nuk është cekur si partner gjatë paraqitjes kohë më parë të mbindërtimit Mango për WP7. Sipas pohimeve, kompania do të duhej ti kthehet zhvillimit të celularëve për këtë platformë, por vetëm pasi të paraqitet Windows Phone 8, me emër të koduar Apollo.

Kompania do të vazhdoj përkrahjen për pronarët ekzistues të smartphonit Venue Pro. /Telegrafi/