Telegrafi

Dell Inspiron R ‘i freskuar’

Laptopët 14R, 15R dhe 17R janë në dispozicion me diagonale të ekranit prej 14, 15.6 dhe 17.3 inçësh, ndërsa vijnë edhe me ‘maska’ të ndryshme për pjesën e sipërme të kompjuterit.

Maksimalisht mund të pajiset me 8 GB RAM, është e vendosur edhe teknologjia mbështetëse për Wireless Display (WiDi), ndërsa kohëzgjatja e baterisë është deklaruar deri në 13 orë.

Modelet 14R dhe 15R shpërndahen me grafikë të integruar të Intel, ndërsa modeli 17R mund të pajiset me GeForce GT 525M të NVIDIA-s.

Çmimet e rekomanduara për tregun amerikan janë 580, 530 dhe 580 dollarë, për modelet respektive 14R, 15R dhe 17R. /Telegrafi/