Telegrafi

Dell – fokusi në Windows 8

Gjithashtu, drejtori i departamentit të produkteve konsumuese pranë kompanisë Steve Felice tentoi të minimizoj mossuksesin e kompanisë në fushën e smarphoneve dhe tabletave duke deklaruar se i kanë shitur vetëm në sasi të vogla për të parë reaksionet e blerësve. Për më shumë, Michael Dell u mundua ta mbështes këtë tezë me deklaratën se për kompaninë hardueri shpenzues nuk është segment edhe aq i rëndësishëm për kompaninë. Ai tha se kompania ofron zgjidhje komplete, duke përfshirë edhe pajisjet, por se nuk janë aq të përqendruar në vet harduerin.

Nga Dell kanë paralajmëruar një numër të madh të pajisjeve me Windows 8, pasi Microsoft të ketë paraqitur sistemin e vet operativ, që pritet të ndodhë më së herëti kah mesi i vitit të ardhshëm. /Telegrafi/