Telegrafi

Dell Chromebook 11 do të kushtojë nën 300 dollarë

Përveç baterisë me 10 orë pune, Dell Chromebook 11 thuhet se do të dallohet për startin e shpejtë të punës, pasi që laptopit i duhen mesatarisht 8.4 sekonda për të nisur punën, pasi që i njëjti mbështetet edhe nga procesori Intel Celeron 2955U dhe 16GB memorie SSD.

Rezolucioni i laptopit me ekran prej 11.6-inç është 1366×768 piksel, ndërsa në të është edhe grafika e Intel në HD, rrjeti Wi-Fi, dy porte USB 3.0, Bluetooth 4.0 dhe porti HDMI.

Dell Chromebook 11 do të ofrohet në dy versione, njërin me 4GB dhe tjetrin me 2GB, dhe të dy këto versione thuhet se do të kushtojnë nën 300 dollarë. Njëri model do të prezantohet në janar 2014, ndërsa tjetri në tre muajt e parë të vitit të ardhshëm. / Telegrafi /