Site icon Telegrafi

Dell braktis berzat, kthehet në biznes privat!

Një pjesë të aksioneve do t’i marrë themeluesi i kompanisë Michael Dell, bashkë me kompaninë e investimeve Silver Lake. Ndërsa, rreth 2 miliardë dollarë do të vijnë edhe nga partneri i Dell, gjiganti Microsoft.  

Vlera e përgjithshme e prodhuesit të famshëm të kompjuterëve personal dhe laptopëve, kompanisë Dell, thuhet se arrin shumën prej 24.4 miliardë dollarëve. 

Sipas fjalëve të investitorëve të rinj, dhe themeluesit të saj, me këtë veprim happen mundësi të reja për Dell, e cila së fundmi kishte rënie të vlerës së aksioneve. 

Kthimi në kompani private ka ndodhur pas 24 vitesh tregtimi publik të aksioneve, thotë Associated Press, ndërsa për momentin nuk dihet se si do të ndryshojë strategjia e kompanisë. / Telegrafi /

Exit mobile version