Në Zelandë të Re është filmuar një polic, i cili sapo ka hyrë në një pronë private për të kryer disa inspektime, është sulmuar nga një dele.
Kafsha e fermës që njihet si shumë e butë, është bërë e dhunshme dhe i ka hyrë zyrtarit poshtë këmbëve, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, ai nuk është frikësuar dhe pasi e ka ledhatuar në shpinë, e ka larguar nga vetja.
“Sulmuesi kishte ndërtim të mesëm trupor, lëkurë me qime të bardha si dhe dukej mjaft agresiv”, shkruan poshtë videos, sikur kjo të jetë një raport i zakonshëm policor.
Më poshtë mund të shihni momentin e sulmit, derisa kolegët e tij dëgjohen duke qeshur në sfond. /Telegrafi/
https://youtu.be/Xve22S5m7pg