Site icon Telegrafi

Delja lindi një këlysh qeni në Kinë

Liu thotë se kishte gjetur qengjin-qen në fushë menjëherë pas lindjes. Dhe me ‘lindje’ ai nënkupton se delja e tij kishte filluar ta lëpinte krijesën dhe e kishte vërejtur se delja sapo e kishte pjellë këtë krijesë interesante. “Po kullosja delet dhe e pashë një dele duke lëpirë qengjin e porsalindur në barë. Qengji ishte ende i lagësht”, thotë pronari.

“Kur u afrova më shumë për ta kontrolluar qengjin mbeta i tmerruar sepse dukej i çuditshëm, sikur të ishte një kryqëzim ndërmjet deles e qenit. U frikësova pak, pasi unë rris dele për më shumë se 20 vjet dhe nuk kam parë krijesë të tillë kurrë”.

Edhe pse ishte leshtor si qengj, goja, hunda, sytë, veshët dhe bishti i kësaj krijese dukeshin sikur të qenit. Liu thotë se krijesa bile luan sikur këlysh. Veterinerët thonë se është e pamundur që një dele të pjellë një qen, por kjo si ka ndalë turistët e qengjit-qen për ta vizituar fermën në Fugu, të provincës Shaanxi. /Telegrafi/

Exit mobile version