Një tufë kafshësh ka shkaktuar kaos para një bashkie të qytetit dhe ndoqi zyrtarët, pasi u arratisën nga një fermë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë janë shpërndarë në mediat sociale tregojnë se delet, dhitë dhe tre qengjat që “bastisin” Bashkinë e Nevsehir në Turqi, në orët e mëngjesit të ditës së hënë.
Siç thuhet më tej, ato u ngjitën shkallëve të bashkisë dhe ndoqën rojet e sigurisë që punonin atje para se të kapeshin.
Videoja u shpërnda në Twitter të hënën nga autoritetet lokale me mesazhin: ‘Ne jemi bllokuar nga një dele, një dhi dhe tre qengja”.
Kafshët i përkasin fermerit Hasan Unbulan, i cili raportoi se ishin zhdukur pasi gjeti rrethojën e tyre bosh kur era hapi portën gjatë natës. /Telegrafi/