Telegrafi

‘Delivery’ me kali – vjen deri te dera dhe ju dorëzon porosinë me kohë

Kohët e fundit kemi shkruar për një shpërndarës ushqimor të shkathët nga India jugore, i cili hipi në një kalë për të kryer punën sepse karburanti ishte i pakët.

Në anën tjetër të botës, më saktë në Meksikë, një situatë e ngjashme u regjistrua dhe video e Mary Carmen Alvarez u bë virale brenda pak kohësh.

Dorëzimi i ushqimit dhe i paketave zakonisht shoqërohet me vetura, motoçikleta dhe biçikleta, por sot flasim për një “përqasje tjetër”.

@marycarmenalvarez175 #repartidor #didi #viral #videoviral #parati #fyp ♬ Funny – Gold-Tiger

Mary filmoi djalin që hipi deri te porta e saj dhe i dorëzoi dërgesën gjersa ishte mbi kali. Detajet nuk i dimë, por besojmë se ka gjetur një alternativë (të zgjuar) për të kapërcyer të gjitha pengesat në rrugë.

Kur e pyetën pse zgjodhi një kalë, djali u përgjigj, “Mund të lëvizësh kudo”, raporton Lakalle Blu Radio.

Videoja është parë më shumë se një milion herë, dhe ka “shkruar” mbi 1500 komente.

Përdoruesit janë të kënaqur me mënyrën kreative të dorëzimit dhe njëri prej tyre theksoi se “dorëzimi deri në derë, me helmetë të detyrueshme. Gjithë të mirat”. /Telegrafi/