Site icon Telegrafi

Deliu i reagon Haradinajt pasi akuzoi ambasadoren Çitaku se po i bëhet presion përmes SHBA-së për taksën

Kryeminsitri Ramush Haradinaj, të shtunën gjatë ditës ka drejtuar akuza të ashpra ndaj politikanëve, e veçmas ndaj ambasadores Vlora Çitaku që po i bëjnë presion atij përmes ShBA-së.

E për këtë ka reaguar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, duke thënë se Çitaku është ndër diplomatet me të mira, duke e quajtur të ulët veprimin e Haradinajt.

“Vlora Çitaku është njëra prej diplomateve më të denja shqiptare dhe jo vetëm kosovare. Në mesin e krejt diplomatëve Ramush Haradinaj paska zgjedhë me e goditë Vlorën”, ka shkruar Deliu.

Lexo po ashtu Hardianaj: Vlora Çitaku nuk është ambasadore e Kosovës në SHBA, por e Hashim Thaçit

“Goditja ndaj saj është goditje e rëndë jo vetëm ndaj diplomacisë kosovare por edhe ndaj një ambasadoreje të denjë e cila i ka bërë krenarë gjithmonë qytetarët e Kosovës”,  shkruan Deliu në Facebook.

Exit mobile version