Site icon Telegrafi

Deliu: Me PDK-në në qeverisje dhe Bedri Hamzën kryeministër, gratë do të kenë respektin, dinjitetin dhe vendin e merituar në çdo nivel të vendimmarrjes

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka vazhduar takimet me qytetarë.

Deliu ka njoftuar për takimin që ka pasur me gratë në Ferizaj, ku edhe ka premtuar mbështetjen për to, transmeton Telegrafi.

“Me kryeministrin, në një takim të jashtëzakonshëm me gratë e Ferizajt, nën mikpritjen e shkëlqyer të Kryetarit Agim Aliu. Me PDK-në në qeverisje dhe Bedri Hamzën Kryeministër, gratë do të kenë respektin, dinjitetin dhe vendin e merituar në çdo nivel të vendimmarrjes”, ka theksuar Deliu në një postim në Facebook.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt, ndërsa Blerta Deliu mban numrin 13 në listën e PDK-së./Telegrafi/

Exit mobile version