Telegrafi

Deliu: PDK ka rikthyer besimin në komunat më të rëndësishme (Video)

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra,  në emisionin “Debat D Plus” të RTV Dukagjinit, ka thënë se në zgjedhjet lokale të 22 tetorit PDK ka rikthyer besimin në komunat më të rëndësishme.

Deliu-Kodra tha se zgjedhjet lokale janë një mandat tjetër dhe se ka dallime nga zgjedhjet nacionale.

“PDK ka garuar me kandidatët më të mirë të cilët kanë siguruar mbështetje të madhe elektorale. Ne vazhdojmë të jemi partia me mbështetjen më të madhe të qytetarëve. Kemi arritur të rikthejmë komunat e Ferizajt dhe Mitrovicës, ku jemi në balotazh”, tha ajo.

“Konsideroj se në raundin e parë kemi shënuar fitore të thella në Ferizaj dhe Mitrovicë, pavarësisht se atje jemi në balotazh”, tha deputetja Deliu- Kodra. /Telegrafi/