Aktorja e talentuar Delinda Disha ka qenë një nga të ftuarat e Bieta Sulos në studion e Ftesë në 5 në Top Channel.
Edhe pse jemi mësuar ta shohim në rolin e shumë personazheve nga bota e të famshmëve dhe jo vetëm, kësaj here ajo foli për jetën e saj personale si nënë dhe bashkëshorte.
Sa i përket anës profesionale, nikoqirja nuk ngurroi ta pyeste nëse ka pasur probleme me ndonjë nga personazhet që ajo ka imituar në spektaklin “Portokalli”.
Aktorja dhuroi një përgjigje të sinqertë lidhur me këtë temë, transmeton TCH.
“Më vjen keq që mërziten, duhet ta marrin me sportivitet dhe dashamirësi, sepse në njëfarë mënyre ne u bëjmë publicitet të gjithë personazheve që imitojmë”, është shprehur ajo.
E padyshim Delinda nuk mund të largohej nga studio pa imituar disa personazhe të njohura të televizionit.
Alketa Vejsiu, Aurela Gaçe, Dojna Mema, Arbana Osmani – ishin disa prej tyre, por aktorja e imitoi edhe vet drejtuesen e emisionit, Bieta Sulon.