Andrija Delibasic, një lojtar klasik i La Liga-s, thuhet se po lufton me kancerin, pasi u zbulua një tumor në tru. Ai që ishte sulmues i Real Sociedad, Hercules, Mallorca apo Rayo Vallecano, është operuar për sëmundjen e tij.
Lojtari 41-vjeçar është në proces rikuperimi pas operacionit të suksesshëm.
Futbollisti shumë i dashur në Spanjë ka marrë dashurinë e popullit të tij në ndeshjen e fundit të Malit të Zi në fazën kualifikuese të Euro 2022.
Delibasic aktualisht ishte trajner i FK Mornar Bar të Kategorisë së Parë të Malit të Zi.
Ai i vari çizmet në gozhdë në vitin 2015 dhe, para aventurës aktuale, kishte qenë te Partizani si asistent dhe më pas te Buducnost.
¡Mucho ánimo y fuerza, Andrija! 💪
Estamos contigo en el partido más importante y sabemos que lo ganarás. #AurreraReala pic.twitter.com/03olhCysPX
— Real Sociedad Fútbol (@RealSociedad) March 29, 2023
Mbështetje nga të gjitha klubet
“Shumë inkurajim dhe forcë Andrija! Jemi me ty në ndeshjen më të rëndësishme dhe e dimë që do ta fitosh”, ka shkruar Real Sociedad në rrjetet sociale.
Delibasic tani po përballet me lojën e tij më të rëndësishme. /Telegrafi/