Site icon Telegrafi

Deli: Ballkani Perëndimor ka nevojë për sinjale të fuqishme nga BE-ja

Eurodeputeti hungarez, Andor Deli, i porositi kolegët e tij se në lidhje me stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, rajoni ka nevojë për sinjale të fuqishme të BE-së që do t’i sigurojnë vendet e rajonit se me të drejtë kanë vend në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas agjencisë Tanjug, në fjalimin e tij në Strasbourg, Deli rikujtoi se në pesë skenaret për të ardhmen e BE-së nuk është përfshirë edhe zgjerimi i saj, ndërkaq shtoi se ka disa çështje urgjente si dalja e Britanisë, migrantët, zgjedhjet në disa vende anëtare të BE-së, por duhet seriozisht t’i konsiderojnë pritshmëritë e partnerëve të Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/

Exit mobile version