Në Bunbyri të Australisë, është gjendur një delfin i ngordhur, teksa ende kishte në gojë prenë që është përpjekur ta përpinte.
Megjithëse njihet si një nga kafshët më të zgjuara, nganjëherë provon të hajë diçka që nuk e përballon dhe e pëson me jetë, transmeton Telegrafi.
Kështu ka ndodhur edhe në këtë rast, teksa po përpinte oktapodin e rëndë mbi dy kilogramë. Pasi i është hapur fyti, ekspertët kanë gjetur tentakulat ia kishin bllokuar sistemin e frymëmarrjes.
Zakonisht, delfinët e copëtojnë prenë duke e rrotulluar derisa shkëputet, por dinë edhe të përpijnë të tërën, gjë që nuk ka përfundim pozitiv. /Telegrafi/