Shumë pushues që po shijonin plazhet e bukura të Shqipërisë e në veçanti ata që ishin në Gjirin e Lalzit, ishin dëshmitarë të një ngjarje të pazakontë.
Bëhet fjalë për një delfin të ngordhur të cilin e kanë gjetur disa pushues në rërë, dhe që nuk kanë hezituar ta fotografojnë dhe të bëjnë video, transmeton Telegrafi.
E gjykuar nga pamjet duket se delfini kishte disa ditë që kishte ngordhur por që rrymat detare e kishin nxjerrë atë në breg. /Telegrafi/