Telegrafi

Delfini ia ‘vjedhë’ nga duart iPad-in një gruaje (Foto/Video)

Një delfin në akua-park në Florida të Shteteve të Bashkuara, ia ka rrëmbyer iPad-in një vizitores e cila në ato momente po tentonte ta fotografonte.

Kjo grua me sa duket ishte afruar shumë pranë pishinës në parkun “SeaWorld Orlando”, pasi që delfini ka arritur t’ia “vjedhë” pajisjen elektronike nga duart, të cilin më pas e ka hedhur në ujë, transmeton Telegrafi.

Por kjo ngjarje e pazakontë nuk i ka shpëtuar objektivit të kamerës së një vizitori tjetër, i cili filmoi gjithë ngjarjen të cilën më pas e postoi në internet.

Ndërkaq ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me iPad-in e vizitores. /Telegrafi/