Turistët që po lundronin në brigjet e Meksikës në ShBA, kanë përjetuar më shumë se që kanë kërkuar.
Derisa po i shikonin delfinët, që hidheshin mbi sipërfaqen e ujit, njëri prej tyre u ka rënë në barkë, transmeton Telegrafi.
Fillimisht ata janë frikësuar nga ky gjitar që u hyri në kuvertën e vogël, por më pas i janë afruar që ta ndihmojnë.
Shkaku i lëkurës së rrëshqitshme, është dashur që kafshën e detit ta mbështjellin me peshqir, që të mos iu bie nga duart.
Pas intervenimit të udhëheqësve të grupit dhe turistëve, delfinin e kanë larguar nga barka dhe e kanë hedhur në ujë të palënduar. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=pQTTtMDdsRE