Site icon Telegrafi

Delfinët njohin miqtë ose aleatët duke shijuar urinën e tyre

(Foto: DIVE Magazine)

Miqësia për delfinët duket se është një “çështje shijeje”, por jo vetëm për ushqimet e tyre të preferuara. Një studim i ri thotë se delfinët njohin miqtë ose aleatët e tyre duke shijuar urinën e tyre.

Duke analizuar shijen e urinës së njëri-tjetrit, duket se delfinët demonstrojnë një tip ‘njohjeje sociale’ që nis fillimisht me shkëmbimin e fishkëllimave, të cilat ata i përdorin siç përdorin njerëzit emrat e personave.

Shkencëtarët e kishin ditur që delfinët identifikojnë njëri-tjetrin me fishkëllima specifike për secilin.

Por, studiuesit nuk ishin të sigurt nëse ata i lidhnin këto klithma me identitetin e plotë individual të miqve të tyre apo thjesht me konceptin e “shokut.”

Ambientet e realizimit të studimit (Foto: Austin State University)

Kohët e fundit studiuesit kanë mësuar se delfinët hundë-shishe demonstrojnë jo vetëm njohjen akustike, por e përforcojnë atë dhe me njohjen e “shijes” së miqve të tyre.

Duke shijuar urinën e një individi dhe njohjen e burimit të saj, ata tregojnë se mund të ruajnë radhën e informacionit të identiteteve të tufës duke krijuar një imazh më të thellë mendor të atyre me kë shoqërohen.

Lexo po ashtu Delfinët në të vërtetë janë të rrezikshëm

Studiuesit zbuluan se me anë të identifikimit me shijen e urinës kafshët përforconin njohjen e tyre të individëve dhe më pas kopjonin fishkëllimat.

Për të zbuluar këtë studiuesit duhet të kryenin testime të gjera edhe pse ishte ditur më parë që delfinët notojnë me gojë hapur në shtëllungën e urinës së të tjerëve, në një farë mënyrë si qentë që përdorin nuhatjen.

(Foto: NBC News)

Studiuesit zbuluan se delfinët shpenzonin tre herë më shumë kohë duke testuar shijen e urinës së delfinëve të huaj sesa të atyre që njihnin, çka sugjeron se ata mund të njohin “shokët” e tyre nga shija.

Shkencëtarët kishin shkuar edhe më tej duke testuar shijen e urinës së ekzemplarëve për ta krahasuar me identifikimin që ata i bënin fishkëllimave.

Kur këto të dyja përputheshin me njëra tjetrën, delfinët dëgjonin më me kujdes regjistrimin e fishkëllimës, çka do të thotë se ata perceptojnë të dyja ndjesitë për t’i siguruar për identitetin e individit të tufës.

Exit mobile version