Telegrafi

Delfinët në dietë!

Të gjithë 19 delfinët nga Kinosaka janë futur në dietë pasi që gjatë shfaqjeve të tyre nuk kanë arritur të gjejnë cakun e duhur dhe nuk kanë arritur të kërcejnë sa duhet nga uji për shkak të peshës së shtuar.

"Kemi qenë të hutuar me performansat e tyre, dhe kemi vërejtur se janë bërë disi të rrumbullakët", ka thënë zëdhënësi i parkut Haruo Imazu. Pas matjes është zbuluar se delfinët janë trashur me nga dhjetë kilogramë.

Nga menyja e tyre tani është larguar peshku i yndyrshëm i kaltër dhe është futur vetëm peshku i bardhë. Gjithashtu u është rritur regjimi i ushtrimeve, ka thënë Imazu.