Site icon Telegrafi

Delfinët humbin drejtimin, dalin në lumë (Video)

Në Milton Keynes në Angli, banorët i kanë parë dy delfinë duke notuar në drejtim të kundërt të lumit.

Madje, ata ishin afro 25 kilometra larg nga deti dhe nuk dihej për nga ishin drejtuar, transmeton Telegrafi.

Për këto gjallesa që jetojnë në det, është e pazakontë të shkojnë nëpër lumë dhe nuk është parë ndonjëherë diçka e tillë.

“Kemi parë foka dhe disa lloje të peshqve, që zakonisht kanë dalë në lumë kur ka pasur përmbytje, por kurrë delfinë”, ka thënë një banore e asaj pjese.

Mendohet se këto krijesa  kanë pësuar ndonjë çrregullim dhe për pasojë e kanë humbur drejtimin. /Telegrafi/

Exit mobile version