Telegrafi

Delevingne mblodhi shoqet bukuroshe për festën e ditëlindjes (Foto)

Cara Delevingne ka bërë shumë shoqe gjatë viteve që ka qenë prezente në botën e modës, prandaj ajo e mblodhi të gjithë shoqërinë e saj të supermodeleve për të festuar 25-vjetorin e lindjes në Meksikë.

Modelja ishte së bashku me Suki Waterhouse, Jaime Winstone, Georgia May Jagger dhe motrat Poppy e Chloe Delevingne.

Bukuroshet treguan në Instagram me anë të fotografive se sa mirë ia kaluan në Meksikë, transmeton TCH.

“Jam shumë me fat që kam shoqe kaq fantastike. Faleminderit që më frymëzoni dhe më mbështesni”, ka shkruar Delevingne pranë njërës prej fotografive.