Site icon Telegrafi

Delev: Nëse kanë harxhuar për nevoja personale, zyrtarët tanë do t’i kthejnë paratë shtetërore

Ish-funksionerët të cilët kanë harxhuar paratë për nevoja individuale si dhe keqpërdorimin e kartelave zyrtare të gjitha do t’i kthejnë, tha Hristian Delev, anëtar i OBRM-PDUKM, në debatin në TV24. Delev megjithatë, thotë se nuk e di nëse ka diçka të tillë, nëse dikush ka bërë harxhime për nevoja personale të cilat duhet t’i kthejë.

“Kryesisht, nëse dikush ka shfrytëzuar për nevoja personale, duhet t’i kthejë fondet. Dua të jem i drejtë. Nuk e di nëse është ashtu, nuk e di, sepse nuk e kam parë. Nëse do ta kisha parë do t’i kisha pritur dhe të gjithë të tjerët nëse kanë bërë harxhime për nevoja personale duhet t’i kthejnë paratë”, tha Delev.

Më herët, Dime Spasov ka filluar të kthejë paratë e harxhuara nga buxheti i shtetit për nevoja personale. /Telegrafi/

Exit mobile version