Telegrafi

Delev: Akciza e rritur për derivatet do ta dëmtojë buxhetin familjarë (Video)

Kristijan Delev nga OBRM-PDUKM-ja ka akuzuar Qeverinë e LSDM-së për dëmtim të buxhetit familjar me rritjen e akcizave për derivatet e naftës në Maqedoni.

”Bujqit, taksistët, transportuesit por edhe të gjithë qytetarët do të preken nga këto ndryshime rreth çmimit të akcizave. Ndërrmarjet gjithashtu do të kenë humbje të mëdha pasi qarkullimi i tyre do të jetë më i kufizuar kurse shitja më e vogël si pasojë e kësaj. Krejt kjo do të ketë efektin e dominos” tha Delev, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Përndryshe, ministri i financave ka thënë se kjo nuk do të ndikojë në harxhimet e qytetarëve. /Telegrafi/