Telegrafi

Delet i ”pushtojnë” rrugët e Kërçovës (Foto)

Mund të duket shumë për të qeshur por sot për disa minuta rruga kryesore që kalon nëpërmjet Kërçovës është bllokuar pasi në të kanë kaluar mbi 100 dele, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në rrugë vërehen vetura të bllokuara që presin të lirohet rruga. Ende nuk dihet të kujt janë delet që e bllokuan Kërçovën. Në rrugë nuk ka as policë që do ta zgjidhnin këtë problem./Telegrafi/