Telegrafi

Delet gjysmë të djegura bredhin fushave të shkatërruara nga zjarret e mëdha të Australisë

 Videoja tregon dele që enden me lëkuren e tyre të djegur në mesin e shumë kafshëve të tjera të djegura, që u mbytën nga tymi dhe flakët e Australisë.

Pamjet, të kapura nga banori lokal Micah Lovegrove, 19-vjeç, më 4 janar, tregojnë një pjesë të vogël të deleve të mbetura që rrëzohen në tokën e djegur dhe të shkatërruar nga zjarri në ishullin Kangaroo të Australisë së Jugut, transmeton Telegrafi.

Kafshët e tjera të pajetë gjenden të shtrira në tokë.

Zjarret të cilat janë të dukshme nga hapësira, kanë vrarë 26 njerëz dhe 800 milionë kafshë kanë ngordhur, duke fshirë specie të rralla që gjenden vetëm në Australi. /Telegrafi/