Ali Dunman nga Gaziantep i Turqisë, ka qenë duke e rruar një dele, kur i ka gjetur në vesh një gojë të vogël.
Madje, kjo pjesë ka edhe dhëmbë të rritur dhe pështymë, si dhe refleksin për të kafshuar, transmeton Telegrafi.
“Mendova se e preva pa dashje, por më pas e vërejta se brenda veshit ka edhe diçka tjetër”, ka thënë Dunman lidhur me rastin.
Blegtori ka kërkuar ndihmën e veterinerit, që të tregojë nëse nuk është në rregull diçka me kafshën.
Mirëpo, ende nuk ka ndonjë përgjigje se si ka ndodhur kjo, apo çfarë e ka shkaktuar. /Telegrafi/
https://youtu.be/_0590Xbf2Sc